Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Princesha Lamia bint Majid Al Saud vjen në Prishtinë, solli aparat për diagnostikimin e kancerit

Princesha Lamia bint Majid Al Saud, e cila aktualisht ndodhet në Prishtinë, është nderuar nga kryetari Përparim Rama me “Çelësin e Qytetit”.

“Nderuam me “Çelësin e Qytetit” shkëlqesinë e saj, princeshën, Lamia bint Majid Al Saud, një filantropiste e mirënjohur botërore”, shkroi Rama në Facebook.

Kryetari Rama tha se Princesha Lamia bint Majid Al Saud bëri një donacion në Kosovë duke sjellë aparaturën më të avancuar në botë që përdoret në diagnostikimin dhe monitorimin e kancerit, PET-CT.

“Shumë falënderues për kontributin e saj në shëndetësi dhe në shumë fusha tjera. Gjithashtu, falënderoj Presidenten Jahjaga e cila shoqëroi Princeshën Lamia bint Majid Al Saud në takim”, njoftoi Rama.