Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Princi provokuesi i dhunës”, gazetari i njohur ngre alarmin: Ngjarja ka bërë bujë edhe në Kosovë, kur vajza të shoh pamjet…

Konflikti në Pallatin Mbretëror mes Princ Leka Zogut dhe Elia Zaharisë është kryefjala e mediave prej ditës së djeshme ku kulmoi dhe me publikim e një videoje aspak të zakontë.

Gazetari i njohur Shpat Krasniqi deklaroi për një emission televizive se kjo situatë është pritur me shqetësim dhe në Kosovë, pasi në qendër është një grua dhe dhuna e ushtruar ndaj saj.

Sipas Krasniqit, pamjet e tilla nuk duhet të ishin transmetuar, pasi ajo që dëmtohet është vajza e çiftit 3-vjeçare. Sakaq, Krasniqi e ka konsideruar Princin Leka si provokuesin e dhunës dhe drejtësia duhet të veprojë.

“Gazetarët dhe të gjithë ne e kemi pritur mjaft me shqetësim këtë ngjarje për familjen e nderuar Leka, veçanërisht sepse Dita e Nesër shënon edhe 8 Marsin. Duhet të marr fund dhuna ndaj grave në Shqipëri dhe Kosovë, e cila është përhapur shumë. Duke marrë shembull rastin e Liridona Ademajt së fundmi. Edhe tani ndodhi edhe kjo, që na shqetësoi vërtetë. Për mendimin tim, me aq sa kam lexuar ky nuk është rasti i parë, që ai ka bërë këtë ndaj bashkëshortes. Natyrisht, ai duhet të vetëmbrohet, por unë nuk i besoj princit të nderuar, pasi ajo ka deklaruar se ai e tradhtuar më shumë se tre herë gjatë martesë së tyre.

Me që aq sa dëgjova nga deklarata e tij në rrjetet sociale, ai kishte thënë që vajza ime nuk do doja të shikonte pamje të tilla. Për mendimin tim ky është një provokim nga prindërit, merre vajzën dhe takoje, jo të përfitosh nga situata të tilla, sidomos kur vajza është 3-vjeçare dhe ajo kur t’i shoh këto pamje të tilla do të tmerrohet. Në Kosovë, është hapur një diskutim shumë i madh. E vërteta është kjo që Princi Leka e ka provokuar situatën dhe drejtësia duhet të veprojë, por jo në mënyrë selektive. Pamje të tilla nuk i kontribuojnë shoqërisë sonë”, tha gazetari.