Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Prindërit dhanë alarmin, italiania u bë tapë në baret e Tiranës dhe përfundoi në Urgjencë: Reagon policia

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me alarmin e dhënë prej dy prindërve italianë për humbjen e kontakteve me vajzën e tyre që ishte në Tiranë.

Blutë bëjnë me dije se 27-vjeçarja e quajtuir Olga është shoqëruar me ambulancë në QSUT pasi kishte pirë shumë gjatë qëndrimit në njërin prej lokaleve të kryeqytetit. Policia madje bën me dije se nga pija e reja ka shfaqur edhe probleme të shëndetit mendor.

“Në lidhje me një rast të publikuar në mediat online, për një shtetase italiane e cila ka humbur kontaktet me familjen, ju informojnë se ditën e djeshme, shtetasja O. M., 27 vjeçe, pas konsumimit të pijeve alkoolike gjatë qëndrimit në një lokal në rrugën “At Zef Valentini”, ka shfaqur probleme shëndetësore nga konsumimi i alkoolit si dhe probleme të shëndetit mendor. 27-vjeçarja është shoqëruar nga ambulanca për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia. /albeu.com