Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prindërit në Prishtinë kërcënohen me vrasje nga djali, nuk kishin para për t’i dhënë

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë, ku dy prindër janë përballur me dhunë nga djali i tyre.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ky rast mjaft i rëndë ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku plasi sherri të shtunën në mbrëmje, pasi nëna nuk i dha djalit paratë që i kërkoi.

Të hollat që i riu dyshohet se i kërkoi shkaktuan tensione në shtëpinë e tyre dhe situata eskaloi në kanosje. I dyshuari i kërcënoi me vrasje prindërit e tij dhe më pas shkaktoi dëme në shtëpi dhe u zhduk.

Përballë kësaj situate, ata u detyruan që ta raportojnë rastin në Polici, ku kanë treguar gjithçka që kishte ndodhur në familjen e tyre.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka nisur hetimet për kapjen e të dyshuarit, i cili do të hetohet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.