Një menaxher i një lokali dhe një kamerier janë përfshirë në rrahje si pasojë e një mosmarrëveshje që ka ndodhur.
Ngjarja ka ndodhru në Prishtinë në orët e para të së shtunës, teksa rastin e ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh.
Sipas policisë, njëri nga ta ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka është detyruar të marrë tretman mjekësor.
““LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Prishtinë / 23.03.2024 – 03:17. Pas një mosmarrëveshje verbale në mes viktimës mashkull/kosovar, menaxher i lokalit dhe të dyshuarit mashkull/k, kamerier lidhur me punën, janë rrahur mes veti dhe si pasojë i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK’së.
Të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton policia.