Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prishtinë: Sulmohet punëtori i burgut, arrestohen të dyshuarit

Katër të dyshuar janë arrestuar, mes tyre edhe një femër, për shkak se kanë sulmuar punëtorin e burgut.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa është inicuar si Sulm ndaj personit zyrtar.

“Janë arrestuar katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që në bashkëveprim e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (punëtor i burgut). Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.