Erald Jonuzi, 35-vjeçari nga Korça u ekzekutua në Selanik pak pas mesnate teksa po dilte nga makina për të hyrë në banesën e tij.
Mediat greke raportojnë se i riu kthehej i vetëm në shtëpi, ndërsa ra pritë e një atentati duke marrë disa plumba në gjoks, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia greke njofton se mbi viktimën u zbrazën 4 plumba. Në vendngjarje u gjetën 4 gëzhoja dhe dy plumba.
Gazeta greke “Protothema” shkruan se 35-vjeçari shqiptar me pseudonimin “Zaku” dyshohet se ka qenë i përfshirë në falsifikime, ndërsa më parë kishte vuajtur dënimin me burg për tentativë vrasjeje.
“Protothema” flet për një larje hesapesh, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, apo pistë konkrete.