Një front i ri nga Atlantiku do të shkaktojë destabilizim të ri të atmosferës në Ballkan. Fillimisht priten jo-stabilitete para-frontale që sot pritet të krijohen fillimisht në Kroaci, pastaj në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe pjesë të Serbisë.
Temperaturat në sipërfaqe janë të larta sot dhe mund të nxisë krijimin e konveksioneve të fuqishme lokale që mund të rezultojnë në stuhi të fuqishme të izoluara, me breshër dhe erëra në fuqishme në zonën e shtrëngatës.
Stuhitë më të fuqishme priten në disa lokacione të Bosnjës dhe Serbisë, ndërsa më vonë pritet krijimi i konveksioneve atmosferike edhe në Mal të Zi.
Në territoret tona zhvillimet fillimisht do të jenë kryesisht në zonat kodrinore-malore, por vonë pasdite ose në mbrëmje mund të kemi ndonjë zhvillim edhe në disa zona më të ulëta. Stuhitë apo zhvillimet eventuale do të jenë të karakterit krejtësisht lokal.
Rrebeshe më të shpeshta dhe stuhi lokale priten në Kosovë të mërkurën dhe të enjten në orët e vona të pasdites. Bregdeti shqiptar shumë pak do të preket nga këto jo-stabilitete atmosferike.