Çmimet e ujit të pijes mund të rriten në ditët në vazhdim. Përpos rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve, rreth 170 mijë konsumator pritet të përballen edhe me rritje të çmimit të ujit të pijes që furnizohen nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”. Kërkesa për rritje të çmimit të ujit të pijes ka ardhur për shkak të kostos së lartë të trajtimit të ujit. Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka konfirmuar se kanë bërë kërkesë për rritje të çmimit, por kjo mbetët tek ARRK që të vendos.
Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARrU) pritet që shumë shpejt të dal me një vendim nëse miraton kërkesën e KRU “Prishtina” për rritje të çmimit të ujit të pijes.
Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku tha se ka cekur se pas rritjes së kostove të kimikateve për trajtimin e ujit, investimeve kapitale e energjia elektrike kanë bërë kërkesë për rritje të çmimit.
“Nuk ka te beje me punësimin e punëtorëve, kërkesa për rritje te tarifave te ujit. Kërkesa për rritje nga ne bëhen jo veq tash, pothuajse çdo vit, krejt kjo për shkak te kostos se lartë te trajtimit te ujit”, tha ajo
Sipas saj, brenda një viti janë shtuar rreth 12 mijë konsumator.
“Punësimi i 160 punëtorëve nuk është i mjaftueshëm krahasuar me rritjen e numrit te konsumatorëve. Është e vetmja kompani qe ka mbajt stabilitet ne numrin e punëtorëve”, ka thënë ajo
Kërkesa për rritje arsyetohet po ashtu edhe invesimet kapitale. Sipas Mjekut, për vitin e ardhshëm janë paraparë 4 milionë investime në infrastruktur.
“Pastaj vlen të theksohen investimet kapitale prej 2 milionë euro e që per vitin e ardhshëm i kemi 4 milionë euro investime në infrastrukture, andaj bëhet kërkesa per rritje. Për 4 vjet nuk ka rritje të çmimit te ujit derisa kërkesa bazohet ne investime kapitale dhe ngritje te kostos se lartecekur” tha Mjeku në përgjigjen dhënë Insajderit.
2024, çmimet u ngritën për 2.3 % në konsum krahasuar me marsin e 2023-tës
Këtë vit, kosovarët janë përballur me çmime tejet të larta të produkteve bazë dhe jo vetëm.
Në muajin mars të këtij viti, Kosova regjistroi indeksin e tërësishëm të harmonizuar të çmimeve të konsumit me rritje mesatarisht prej 2,3 për qind më shumë se në muajin mars të vitit të kaluar ndërsa inflacioni mujor pati rënie të zbehtë -0,3 për qind. Në muajin e mars të këtij viti, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,3 për qind krahasuar me muajin mars 2023.