Deri në 40 minuta janë pritjet për të dalë nga pika kufitare në Merdarë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitare kolona në këtë pikë kufitare është 300 metra.
Tek Dheu i Bardhë pritjet shkojnë në 10 minuta.
Ndërkaq në pikat e tjera kufitare pritjet janë deri në pesë minuta.