Kolona dhe pritje të gjata janë raportuar edhe mëngjesin e sotëm në pikë kalimet kufitare në Kosovë.
Ardhja e bashkatdhetarëve ka bërë që ata të përballen me pritje të gjata në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raport i orës 08:53), pritjet për të hyrë në Kosovë në këtë pikë kufitare janë tri orë, kurse kolona e veturave është 1 mijë metra.
Pritje në këtë pikë kufitare ka pasur edhe në dalje, ku sipas raportit thuhet se pritjet kanë qenë deri në një orë e gjysmë, kurse kolona e veturave 200 metra.
Në dy pikat tjera Muçibabë dhe Merdare, nuk është raportuar për pritje të gjata e as kolona të veturave.