Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pritje me orë të tëra nga kolonat e gjata në kufirin Kroaci-Serbi për të hyrë në Kosovë

 
   

Mërgimtarë të shumtë që kanë zgjedhur kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë për të hyrë në Kosovë janë rekomanduar që të kërkojnë rrugë alternative.

Kjo pasi kolona të gjata me pritje disa orëshe janë aktualisht në kufirin mes këtyre dy vendeve.

Lexuesit kanë dërguar pamje, ku shihen kolona të gjata.

 Image
 Foto nga vendi i ngjarjes 
 

Ndërkohë, në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë aktualisht pritjet nuk janë të gjata.

Pritjet më të gjata janë në Jarinje 15-20 minuta dhe Muçibabë 20 minuta, ndërsa te Dheu i Bardhë e Merdarë, pritjet aktualisht janë 5-10 minuta.