
Mërgimtarët, të cilët morën rrugë për Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit, tashmë po kthehen në vendet e Evropës ku ata veprojnë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka pritje të gjata për të dalë nga Kosova.
Nga përditësimi i ri, bëhet e ditur se pritjet më të gjata janë në Merdarë, rreth 2 orë e gjysmë pritje, me kolonë deri në 2300 metra.
Po ashtu pritje ka edhe te Dheu i Bardhë që shkojnë deri në 1 orë e gjysmë, me kolona deri në 500 metra.