Mërgimtarët nga vende të ndryshme perëndimore vazhduan edhe të shtunën ardhjen në vendlindje.
Kolonat e gjata, pritjet nëpër kufinjë, e vështirësitë e llojllojshme, bashkëatdhetarëve nuk po ua zbehin dëshirën për t’i kaluar pushimet në vendin tonë.
Ky shqiptar që jeton në Itali, flet për gjithë rrugën dhjetëra orëshe që e përshkroi.
Një tjetër po ankohet për rrugët e tmerrshme në territorin serb.
Derisa, bashkëatdhetari tjetër, shpjegon se si priti shumë orë sidomos në kufirin që ndanë Kroacinë dhe Serbinë.
Merdara vazhdon të jetë njëra ndër pikat kufitare më të frekuentuara.
Nga ana serbe, mbi 1.5 km ishte krijuar kolona nga veturat e mërgimtarëve.