
Gjatë ditës është raportuar se një numër i madh i mërgimtarëve kanë marrë rrugën për në Kosovë.
E, gjendja nëpër pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe shteteve fqinje është e mirë, ku si për të hyrë por edhe për të dalë nga Kosova, pritjet nuk janë më të gjata se 5 minuta.
Ndërsa, ditë më parë, ministria e Punëve të Jashtme, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta shmangin kalimin nëpër Serbi.
Kjo thirrje nga MPJ-ja erdhi si shkak i tensioneve që po vazhdojnë në veri të vendit.