Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë në edicionin e 24-të të Përmbledhjes Pulsi Publik si probleme të natyrës urgjente thekson papunësinë me 32.7%, varfërinë me 20.1% dhe inflacioni 11.6%.
Të dhënat e Pulsit Publik kanë shënuar rënie të numrit të të anketuarve që perceptojnë se punësimi në institucionet publike të Kosovës bëhet në baza meritore.
Vetëm 22% e të anketuarve besojnë se punësimi në institucionet publike bëhet në baza meritore në prill 2023, krahasuar me 27% në nëntor 2022.
“Mesatarisht, 23.5% e anketuarve pohuan se e perceptojnë që korrupsioni në shkallë të gjerë është i pranishëm në institucionet publike dhe ndërkombëtare në Kosovë, krahasuar me 21.1% në nëntor 2022.
Kur u pyetën për të drejtën e tyre për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër, gjithsej 14.5% e të anketuarve pohuan se nuk kanë njohuri për këtë temë, dhe ky numër ka pësuar rënie që nga nëntori 2021 kur u shënua në vlerën prej 27.5%, prilli 2022 me vlerën 18.5% dhe nëntorin 2022 me 19.6%.
Gjithsej 38.3% thanë se kishin pak njohuri për këtë temë, ndjekur nga 32.3% që kishin njohuri mesatare për këtë temë dhe 14.9% që kishin shumë njohuri për këtë temë”.
Pulsi Publik bëri pyetje edhe për drejtësinë tranzicionale.
Të dhënat treguan se 58.4% e shqiptarëve të Kosovës dhe 70% e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera të Kosovës besonin plotësisht ose besonin se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë pozitivisht në jetën e tyre, ndërsa 24.8% e serbëve të Kosovës e besonin të njëjtën gjë.