“Në situata të tilla drafti duhet të shkonte të këshillohej te gjykata kushtetuese pastaj të gjykoheshe”
Gazetari Ben Andoni, i ftuar në “Top Talk” foli tregoi tre problemet kryesore të dialogut të Brukselit.
Ben Andoni: Gjykata Kushtetuese në kthimin e 21 neneve, për çdo nen që e kthehu dha dhe shpjegimet si mund të riparoheshin.
Kurti kur erdhi e kishte dialogun prioritet të shtatë, më pas i katërt, tani e ka të parë.
Problemi kryesor është arbitrazhi. Brukseli ka shkuar te interesat e Kosovës, por ky institucion nuk e respekton.
Problemi i dytë është është financimi se si do ekzistojë bashkësia, që tani ka marrë emërtesë tjetër.
Problemi i tretë, disa nga projektet si mjedisi ose pjesa urbane, kanë të drejtë që të ndërhyjnë në planet e mëdha të qeverisë së Kosovës.
Strukturat evropiane duan ta mbajnë Serbinë gjithmonë të përkëdhelur. Serbia ka marrëdhënie të mira me SHBA, Kinën dhe Rusinë. Të gjitha këto prevalojnë mbi sherret e Kurtit dhe Osmanit se situata është shpërthyese.
Në situata të tilla drafti duhet të shkonte të këshillohej te gjykata kushtetuese pastaj të gjykoheshe”, tha Andoni.
Pë sa i përket marrëdhënieve Osmani- Kurti, Analisti Melazim Koci tha:” Mund ta quajmë ftohje, jounitet, përçarje, por Osmani e tha se propozimi i saj ka qenë ai dhe Kurti nuk është pajtuar. Ka jounitet midis presidentes dhe Kurtit, ose mospajtime ndaj draftit.”/ Top Channel