Gazetari Isa Myzyraj ishte i ftuar në një studio televizive ku foli për procesin e Berlinit që do mbahet në Tiranë. Myzyraj tha se Tirana nuk është zgjedhur rastësisht për të mbajtur këtë samit.
Sipas Myzyraj, ky samit mund të jetë një sinal për të kthyer Serbinë e Kosovën në tryezën e dialogut.
“Është samiti i parë që mbahet jashtë një vendi anëtar të BE. Për Tiranën është mjaft i rëndësishëm mbajtja e këtij samiti. Tirana nuk është zgjedhur rastëtsisht për të mbajtur këtë samit. Kjo ka ardhur edhe për kompleksitetin e rajonit.
Janë marrë parasysh të gjitha sfidat që janë duke kaluar shtetet e Ballkanit Perëndimor. Rasti ideal ishte Tirana, pasi nuk ka konflikte me fqinjët. Ky samit mund të jetë një sinjal për të kthyer Serbinë e Kosovën në tryezën e dialogut.
Kanë konfirmuar pjesëmarrjen mediat e njohura në botë.
Sytë e cdo shteti janë nga ky samit. Përgatitjet deri në këto momente kanë shkuar në mënyrën e duhur. Von Der Leyen vjen nesër në Tiranë, një ditë para samitit. Samiti do mbahet në masa të rrepta sigurie.
Janë dy surpriza, konfirmimi i pjesëmarrjes së kryeministrit të greqisë, Mitsotakis.
Surpriza e dytë është mungesa e presidentit të Serbisë, Vucic. Surpriza tjetër është edhe mungesa e kryeministres italiane, Gorgia Meloni. Duke filluar nga nesër në ora 20:00 do ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve”, tha ndër të tjera Myzyraj.