Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Procesi i liberalizimit të vizave nuk është pezulluar”- Vjosa Osmani reagon pas deklaratave të Macron: Institucionet franceze na njoftuan se…

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas deklaratave të homologut të tij të Francës, i cili nga Tirana kërcënoi me pezullim të liberalizimit të vizave për shkak se “nuk janë mbajtur fjalët”.

Ajo tha se janë sqaruar nga autoritetet franceze dhe se bëhet fjalë për një problem në përkthim, pasi sipas saj procesi i liberalizimit të vizave nuk është pezulluar.

“Është sqaruar tashmë. Drejtpërdrejtë na kanë njoftuar institucionet franceze, por edhe nga deklaratat e shumta, se ka qenë një lloj dallimi në përkthim. Ky proces nuk është pezulluar dhe ligjërisht s’mund të pezullohet nga një shtet. Jam e bindur se çfarëdo lloj qartësimi që kërkon presidentin Macron e institucionet franceze mund t’u japim ndërkohë dhe të heqim ndonjë lloj hezitimi që ata mund ta kenë. Por, procesi vazhdon e ky vendim hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024”, ka thënë Osmani për KTV.

Osmani ka thënë se Macron më tepër e kishte për çështjen e besimit.

“Me Francën si shtet aleat, do të ulemi e diskutojmë këto çështje. E kam takuar në Granadë së fundi presidentin Macron. Kërkesa e tij ishte e qartë, me të cilën pajtohem e janë pajtuar gjitha institucionet e Kosovës, që sa më parë të mbahen zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës. E kam njoftuar se Kosova ka krijuar bazën ligjore nëpërmjet udhëzimit administrativ, është me rëndësi që qytetarët të marrin pjesë. Pa pjesëmarrjen e qytetarëve do të përsëritet 23 prill, askujt s’i shkon përshtati kjo”, ka thënë Osmani.