Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Procesverbali i Gjykatës së Lartë në Beograd, Radoiçiq pranoi se këto vepra penale i ka kryer në sulmin terrorist në Banjskë

 
   

Milan Radoiçiq, njeriu që organizoi dhe ishte pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë, u lirua me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd. 

Ai mori përgjegjësinë për organizimin e sulmeve në veri të Kosovës, ku mbeti i vdekur një polic dhe tre terroristë, shkruan nova.rs.

Siç thuhet në procesverbalin e seancës, Radoiçiq ka pranuar veprën penale 348 – prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim pa leje të armëve dhe lëndëve shpërthyese, pastaj veprën penale 349 – pjesëmarrje në grupin që kryen veprën penale, si dhe veprën penale 288 – krim i rëndë kundër sigurisë së përgjithshme (vepër më e rëndë që lidhet me vdekjen e një ose më shumë personave).

Megjithatë, Radoiçiq nuk akuzohet për veprën penale të vrasjes së rëndë, i cili parasheh 10 vjet deri në dënim maksimal me burgim të përjetshëm.

Pikërisht për faktin se ai ka pranuar veprat penale për të cilat akuzohet, Gjykata e Lartë në Beograd ka vendosur ta lirojë, gjegjësisht se nuk ka arsye për të caktuar masën e paraburgimit.