Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Prodhimi i mishit, një datë më vonë pasi që skadon” – Buzhala habit me problematikën e mishit

 
   

Viktor Buzhala ka komentuar zhvilimin e ditës së sotme sa i përket ndalimit të eksportit të mishit nga “Apetiti”.

Ai ka thënë se importi i mishit në Kosovë është kogja problematike.

“Tregëtimi i mishit në Kosovë është cështje jashtëzakonisht problematike, unë disa raste i kam raportuar edhe vetë gjatë kohës së fundit në AUV të cilët kanë reaguar brenda ditës.

Herën e fundit kur kam raportuar kam hasur në mishë pulë me datë 24 dhjetor ndërsa marketi e kishtë bërë pranimin me 23 dhjetor, pra ishin prodhur një ditë mbas afatit dhe kjo nuk ka logjikë, çka është më shqetësuese këto malverzime i ka bërë një kompani e cila nga Qeveria aktuale është shpallë investitor strategjik, bëhet fjalë për ‘Kozmonte Food’, e cila importon mishin slloven, ndërsa ata më kanë thënë se janë duke e hetuar këtë rast por çka ka ndodh më tutje nuk e di por e di që Kozmonte Food është malverzim e cila prodhon pula në të ardhmën”, tha ai.