Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Profesoresha e AAB-së vjen me informacione për Klan Kosovën

 
   

Profesoresha e kolegjit AAB-së njëherësh e aderuara dikur në Vetëvendosje dhe e prezantuar nga Kurti, Venera Llunji, po pretendon se ka informacione të dorës së parë nga rast i Klan Kosovës.

Në shkëmbim të disa komenteve me një gazetare lidhur me këtë rast, Llunji pretendon të ketë informacione se Klan Kosova nuk i ka rregulluar dokumentacionet.

“Nuk eshte prezentuar askund dokumenti pervec asaj cka kane thene Klani! Ende nuk kane rregulluar asgje Klani”, ka shkruar ajo.

Llunji e ka arsyetuar vendimin e qeverisë që t’i lejojë letërnjoftimët e lëshuar nga Serbia, por kur ka folur për dokumentat e Klan Kosovën, ka pasur kritika të ashpra.

“Ku qenka leshuar ky leternjoftim? Ne Serbi, apo? Klan Kosova eshte medium e jo person fizik! Nese ti si person fizik deshiron te marresh dokumente identifikuese si qytetar i Serbise,lirisht shko merre! Por leje veprimtarie nuk mund te marresh ne shtet armik e te veprosh ne shtetin tend! Shume e thjeshte eshte kjo pune. Pse po i ngaterroni keto dy ceshtje krejtesisht te ndara?”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se në vitin 2021 Kallxo.com kishte raportuar se bashkëshorti i Llunjit ishte pranuar si inspektor nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me zbatimin e masave anti-covid.

Venera Llunji ka qenë edhe kandidate për deputete.