Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Profesori bën thirrjen: Kosova dhe Shqipëria të bëjnë këto veprime urgjente, që Serbia të mos e marr as edhe një milimetër të tokës shqiptare

 
   

Profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim dhënë për gazetën ‘Bota sot’, thotë se ҫështja e Kosovës Lindore nuk është vetëm një çështje e minoritetit shqiptar, por në aspektin kombëtar, është shumë më e gjerë dhe më domëthënie historike. Mund të thuhet se aty mbështetet edhe fati i kombit në përpjekjen e tij për liri, barazi e bashkim kombëtar.

“Tirana dhe Prishtina, duhet kundërshtuar politikën serbe, pasi që dihet, se Serbia, si gjatë historisë, edhe tash, po tregon pikësynimin e krijuar që më herët në planet shoviniste, për serbizimin e tokave shqiptare, duke mbetur e njëjtë në mjetet, në qëllimet dhe në aspiratat e veta. Shqiptarët, më shumë se kurrë, tash duhet të bashkohen, pavarësisht se cilës pjesë i takojnë për të mbrojtur tokën e vet, atë pjesë të popullit që gjendet nën thundrën e pushtimit të egër të Beogradit”, thekson ai.

Sipas profesor Kelmendit, nuk mjafton vetëm thirrja për qetësi, apo të ruajtjes së situatës paqësore, duke u mbështetur në mos kryerjen e asnjë aktiviteti, që kinse tërheqë dhunën raciste serbomadhe. Ajo dhunë fashiste tash në Kosovën Lindore dhe mbi shqiptarët është prezente dhe po bëhet serbizimi i tokave shqiptare.

“Këtu duhet përmendur Medvegjen dhe Bujanovcin, vende këto të kërcënuara me serbizim. Sidomos Medvegja ka humbje të madhe me shqiptarë. Atje edhe emrat, mbiemrat, adresat e pasurinë po ua heqin nga regjistrimet zyrtare. Medvegja veҫ është serbizuar. Tirana dhe Prishtina kërkohet të ndërmarrin hapa konkret në raport me Serbinë, UE e SHBA-në. Këto vende duhet të qartësohen se dhuna atje është e patolerueshme dhe se përgjigjja do të jetë mbarë kombëtare. Nuk duhet lejuar këtë shkombëtarizim të vendit tonë duke i hequr shqiptarët nga vendet e veta.  Serbisë as edhe një milimetër tokë nuk duhet lejuar në realizimin e planit shovinist mbi tokat shqiptare”, tha ai.

 Image
 Muhamet Kelmendi 
 

Ai theksoi më tutje se Kosova dhe Shqipëria ka përgjegjësi historike ndaj populli shqiptar.

“Ata duhet të dalin me kërkesa konkrete, të protestojnë prane qeverive dhe të kërkojnë ndaljen e menjëhershme të dhunës në Kosovën Lindore, sikundër edhe shkambetaruzuese, me qëllim të serbizimit, të kësaj ane shqiptare, i takon pushtetit në Tiranë dhe në Kosovë të ndalin kriminelët Vuҫiq e Daҫiq, Vulin etj. Tirana dhe Prishtina duhet të vë reciprocitetin në mes shqiptarë në Kosovën Lindore dhe serbëve në Kosovën Veriore. Dhe nëse i vazhdohet edhe më tutje me bisedime, apo i realizon në praktikë marrëveshjet, pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës Lindore, atëherë bie mbi këto dy shtete pergjegjësia historike”, vlerëson ai.

Sipas Kelmendit, të gjithë shqiptarët duhet që të bashkohen me kërkesat e shqiptarëve në Kosovën Lindore.

“Ata duhet përkrahur në çdo veprim. Ne jemi një komb i vetëm. Kërkesa e shqiptarëve në Kosoven Lindore, që del nga Referendumi, është bashkimi me Kosovën, me vendim nga janë shkëputur me dhunë. Ҫdo injorim i kësaj kërkese nga Kosova dhe Shqipëria është e padrejtë dhe nuk i shërben kombit”, nënvizoi profesor Kelmendi për ‘Bota sot”.