Një përplasje e ditëve të fundit ndërmjet krerëve të shtetit në Kosovë, është komentuar mjaftë shumë. Presidentja reagoi se nuk ishte e njoftuar për letrën në Këshillin e Evropës. Për këtë mori përgjigje nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, që u arsyetua se presidentja ndodhej jashtë shtetit. Ndërsa kryeministri Kurti i pyetur nga gazetarët nuk ka dhënë ndonjë koment.
Mirëpo, për profesorin dhe njohësin e ҫështjeve politike, Sulejman Mehazi, përplasjet ndërmjet krerëve të shtetit janë normale në të gjitha shtetet e botës.
“Fërkimet në mes presidentëve dhe kryeministrave kanë ndodhur, ndodhin dhe do të ndodhin edhe në të ardhmen jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha shtetet e botës me sisteme parlamentare, ku kompetencat favorizuese shtetërore janë në anën e kryeministrave e jo presidentëve”, thotë ai.
Sulejman Mehazi
Profesor Mehazi thotë poashtu se, pakënaqësia e presidentes, Vjosa Osmanit, nuk duhet të jetë shkak përçarjesh, pasi draft-statuti i pakicave serbe nuk është nën kompetencat e presidetes Osmani, por nën kompetancat e qeverisë së Kosovës.
“Besojmë se do ketë mirëkuptim në mes Osmanit, Gërvallës dhe Kurtit, pasi kjo përçarje më së shumti i konvenon Serbisë dhe partive opozitare të Kosovës që padurim kërkojnë alibi për të kritikuar e sulmuar qeverinë e Kosovës. Revolta e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, pse shefja e diplomacisë Gërvalla nuk e ka lajmëruar për letrën dërguar Këshillit të Evropës më shumë do dëmtonte Lëvizjen Guxo sesa LVV-në e Kurtit, pasi letra kushtetuese e draft-statutin të pakicave serbe është dërguar nga bashkëpartiakja e Osmanit, Donika Gervalla, dhe kjo pakënaqësi e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, më shumë do përçante e dobësonte Levizjen e saj Guxo sesa LVV-në e Kurtit”, thekson ai.
Ai thotë poashtu se, shumë më e dobishme ka qenë shpallja e Serbisë gjenocide në OKB dhe avansimi i Kosovës në NATO, sesa dështimi i Kosovës në Këshillin e Evropës që pas shpalljes së Serbisê gjenociadiale në të ardhmen e shpejt Kosova lehtësisht do anëtarësohet në KiE.
“Dështimi i Kosovës në KiE ēshtë simbolikë e mirë e shpalljes së Serbisê gjenocidiale në botë, “11 Korriku si ditë e gjenocideve serbe në Srebrenicë” dhe Kosovë në tërë globin është fitore shumë e madhe për Kosovën sesa dështimi nē Këshillin e Evropës”, vlerëson profesor Mehazi për ‘Bota sot’.