Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Profesori kërkon largimin e Borrell dhe Lajçak nga dialogu Kosovë – Serbi, përmend këto arsye!

Një marrëveshje për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ende nuk është prezente.

Derisa takimet po vazhdojnë, bisedimet ende nuk kanë sjellë sinjale pozitive që në të ardhmen e afërt të kemi një marrëveshje.

I revoltuar dhe i ashpër ndaj emisarëve ndërkombëtar është profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai komentoni deklaratën e fundit të Borrellit duke ia numëruar veprimet e paligjshme që Serbia ka bërë kohëve të fundit.

Kjo se çka ka deklaruar sot Josep Borrell se “arrestimet e serbeve në veri qenkan të pa ligjshme”, por të ligjeshme për ty qenkan kur kriminelët dhe bandat kriminele u kacafyten me policinë e Kosovës dhe të KFOR-it duke lënë të lënduar mbi 30 pjestarë të KFOR-t. Dhe se z.Borrell a ishte i ligjshëm sipas teje vendosja e veturës-bombë nga terroristët që ti po i përkrah, apo a ishte i ligjshëm arrestimi, kidnapimi i tre policëve brenda Kosovës, për këto dy raste ti fare nuk reagove, apo reagove shumë vonë”, u shpreh ai.

Më tej, profesori kërkoi largimin e Borrrellit dhe Lajçakut nga dialogu Kosovë – Serbi.

Asnjë arrestim i bërë nga Policia e Kosovës nuk është arbitrar, i jashtëligjshëm, por është i bazuar në ligj. Policia e Kosove po arreston personat që thyen ligjin, që e sulmojnë policinë, gazetarët, pjestarët e KFOR-it, por janë arrestuar edhe kriminelët që maltretojnë shqiptar por edhe serb të padëgjushëm.

Jose Borell së bashku me Miroslav Lajçak duhet sa më parë të largoheni nga dialogu, jeni të dëmshëm dhe se me ju nuk ka fajde as mbarim dialogu”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.