Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Profesori ngre alarmin/ Ja nga kush po ndalohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës – përmenden këto shtete!

 
   

Situata mes Kosovës dhe Serbisë ende nuk po arrinë të sjellë një marrëveshje finale.

Për të mos mjaftuar deklaratat provokuese të serbëve, nga sulmi terrorist në Banjskë nuk u dënua ende Serbia.

Një pjesë e rëndësishme për Kosovën mbetët anëtarësimi i saj në Këshillin e Evropës.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Ai thotë se vendosja e kushteve për t’u anëtarësuar Kosova në Këshillin e Evropës është në kundërshtim me parimet baze mbi të cilat vepron Këshilli i Evropës.

 Image
 Muhamet Kelmendi 
 

Vendosja e kushteve për t’u anëtarësuar Kosova në Këshillin e Evropës është në kundërshtim me parimet baze mbi të cilat vepron Këshilli i Evropës. Kushtet e z Escobar, të përkrahura nga dyshja e UE, z.Borrell dhe z.Lajçak, janë të tyre personalisht. Ato nuk kanë të bëjë me parimet dhe punën me të cilat punon Këshilli i Evropës. Këshilli i Evropës ka gabuar kur i ka pranuar kushtet e tilla të z. Escobar,z Borrell dhe z.Lajçak. Serbia është përgjegjëse për agresionin terrorist në Banjskë të Kosovës dhe nuk ka kushte të vendosura as edhe dënime”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thekson që Serbia po armatoset nga Kina dhe nuk po dënohet nga ndërkombëtarët për sulmin në Banjskë.

“Serbia nuk u ndëshkua nga BE dhe nga SHBA-të, ani pse Escoar e përmendi rastin në Banjskë nuk kërkoi përgjegjësi të shtetit serb. Serbia ka vendosur 47 baza ushtarake dhe militarë në kufi me Kosovën. Kërcënon me agresion ushtarak. Kërkon bashkimin e “Boteës serbe” nëpërmjet okupimit të Kosovës, Republikës serbe dhe Malit të Zi me Serbinë. Nuk ndëshkohet Serbia. As BE dhe as SHBA-të nuk po e ndalin nga marëshimi ushtarak okupues. Serbia armatoset nga Rusia dhe Kina, tolerohet ndërsa gjindet Kosova dhe dënohet”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.