Ministria e Jashtme e Francës është deklaruar rreth vendimit për hapjen e Urës së Ibrit. Ata kanë dalë kundër këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës, duke deklaruar se Franca e dënon fuqishëm veprimet e njëanshme.
Lidhur me këtë deklarim nga shteti francez, ka reaguar ashpër Prof.Dr. Enver Bytyҫi. Ai ka thënë se Franca është autore për ndarjen e Kosovës më 12 qershor 1999.
Poashtu thotë se për shkak të kësaj deklarate, asnjë ditë nuk duhet të vonohet hapja e urës së Ibrit.
Postimi i plotë:
“Franca e dënon fuqishëm rritjen e papritur të veprimeve të njëanshme të autoriteteve kosovare në veri të vendit, të cilat prekin jetën e përditshme të komunitetit serb”, thuhet në një njoftim Ministrisë së Jashtme të Francës.
O Zot! Si nuk kam fuqi t’i zhduk këta mashtrues, intrigantë e të pabesë! Thonë se Ura e hapur e Ibrit prek jetën e përditshme të serbëve në veri të Kosovës! E na marrin gjithashtu për budallenj! Na vlerësojnë si njerëz që jetojmë në xhungë dhe nuk e dimë se urat vetëm e përmirësojnë jetën e njerëzve!
Po pse ndodh kjy mashtrim kaq i trashë? Sepse Franca është autore e ndarjes së Kosovës, që më 12 qershor 1999. Sepse edhe sot ndiqet kjo politikë! Sepse duan ta fshehin qëllimin e vërtetë!
Kjo deklaratë e ministrisë së Jashtme të Francës është një arsye më shumë e shumë domethënëse që të mos vonohet as një ditë hapja e Urës së Ibrit. Sa më shumë të vonohet, aq më shumë presion do të bëhet! Maskarallëk më të madh nuk kam dëgjuar! Funksionimi i urës dëmtoka jetën e njerëzve! Sa turp!