Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Profesori universitar i shkruan letër Kurtit, kërkon heqjen e tabelave fetare në rrugët e Kosovës

 
   

Profesori universitar, Kolë Krasniqi ka një kërkesë publike për kryeministrin Kurti.

Ai ka kërkuar heqjen e tabelave fetare me ngjyrë të gjelbërt, njëjtë siç u hoqën pak ditë më parë tabelat me mbishkrim cirilik në veri.

“I nderuar z. Kryeministër Albin Kurti,

Vendosja e ligjshmërisë duhet bere ne mënyrë te njëjtë dhe parimore ne gjitha pjesët e Republikës së Kosovës – e jo në mënyrë selektive vetëm në Veri.

Sikurse u hoqën tabelat e kundërligjshme ne komunat veriore qe ishin vendosur sipas ligjeve serbe dhe simbolizonin shtrirjen faktike te pushtetit serb ne ketë pjese te Kosovës, ashtu duhet hequr edhe tabelat fetare me ngjyrë të gjelbërt, qe janë vendosur në te gjitha rrugët periferike në Gjilan, në kundërshtim flagrant me “Ligjin për sistemin e adresave” dhe udhëzimin administrativ qe përcakton vendosjen e njëjtë të tabelave në të gjitha pjesët e Republikës se Kosovës”, thuhet në kërkesën e profesorit të Fakultetit Juridik, dërguar kryeministrit Kurti.