Profesori universitar Sadri Ramabaja në një postim të tij në facebook ka komentuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në veri sot.
Ai thotë se ndonëse shqiptarët nuk kishin pse të dilnin në referendum, ai është organizuar konform ligjit por edhe me insistimin e partnerëve tanë.
Sipas tij, tash kryetarët shqiptarë duhet të vendosen në në objektin zyrtar të komunës dhe të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese tutje deri në afatin ligjor.
Profesor Ramabaja thotë se edhe reagimi pozitiv i ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier është është konfirmim i mbështetjes së Kosovës.
Postimi i plotë:
Shqiptarët nuk kishin pse të dilnin në referendum. Ata kishin kryer obligimin e vet kushtetues, duke marrë pjesë në zgjedhje dhe duke votuar për kandidatët e tyre me kohë.
Referendumi është organizuar konform ligjit për pushtetin lokal, por edhe me insistimin e partnerëve tanë.
Organizimi i këtij referendumi mund të shihet edhe si shprehje e vullnetit politik të Kosovës për një lloj rishikimi pozitiv të raporteve me partneërt tanë, e pse jo edhe ndaj minoritetit serb, qytetarë të Republikës sonë.
Tashti kryetarët [edhe ata dy që qeverisnin nga objekte alternative] duhet të vendosen pa humbur kohë në objektin zyrtar të komunës dhe të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese tutje deri në afatin ligjor.
Reagimi pozitiv i ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është konfirmim i mbështetjes së Kosovës në rrugën e funksionalizimit të Republikës dhe selitjes së demokracisë tutje konform vlerave të demokracisë liberale.
Ky është sukses i politikës kosovare. Ecim tutje.