Nagip Skenderi, profesor universitar, ka kaluar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Ai është pritur nga kryetari i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Skenderi aty çon pasuri njohurish dhe energji frymëzuese në fushën e ekonomisë dhe diplomacisë.
“Aleancën e karakterizon një vizion i qartë për të ardhmen e Kosovës, një vizion për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe të sigurt, si anëtare e NATO-s. Me njerëz profesionist e të dëshmuar sikurse Profesor Skenderi, përkushtimi ynë për ta bërë të mundshëm ndryshimin e nevojshëm në vend dhe avancimin në drejtim të mirëqenies së përgjithshme dhe zhvillimit, do të jetë padyshim i arritshëm”, ka shkruar Haradinaj.
“Suksese në rrugën tuaj të re në Aleancë, Profesor Nagip Skenderi! Ju mirëpresim me zemër të hapur në ekipin tone”.