Profesori universitar, Sadri Ramabaja ka bërë një përshkrim të ngjarjes së 24 shtatorit në veri të Kosovës. Ai shkruan se serbët kishin gjykuar gabimisht situatën në Kosovë.
Sipas tij, komunat që në Planin e Ahtisarit janë quajtur si komuna me shumicë serbe, më nuk janë si të tilla, tani pas një dekade, kishin pësuar debaklin në rrafshin demografik.
Postimi i plotë:
Strategët serb duke gjykuar se mund të vonohen në rrjedhën e ngjarjeve politike, të nxituar nga merazi e iluzionet, më 24 shtator ia mësynë veriut të Kosovës, me gjasë, para kohe.
Ata shestonin se në këtë mësymje do t’ia dilinin të rikuperonin një pjesë të humbjeve, duke aneksuar së paku veriun e Kosoëvs, por, siç dihet tashmë, pësuan debakël. Ata përmes projektit frëngo-gjerman ia kishin arritur ta impononin në qendër të dialogut asociacionin e komunave me shumicë serbe, por edhe me këtë rast, tok me sponzorët e tyre, sikur nuk kishin informacionet e plota të terenit – shumica e komunave që Plani i Ahtisarit i kishte shndërruar demografikisht si rajone me shumicë serbe, tani pas një dekade, kishin pësuar debaklin në rrafshin demografik – ato nuk mund të quheshin tutje si komuna me shumicë serbe. E tillë më nuk është as Novobërda, sado që ishte harrnuar me fshatra që i ishin çethur Kamenicës e Gjilanit; e tillë nuk mund të quhet më as Graçanica, sado që sipas regjistrit katastral, ajo ishte shtrirë deri në lagjet e skajshme të Fushë-Kosovës apo tej Hajvalisë; e tillë nuk ishte më madje as Shtërpca, meqë makutria e drejtusve të Listës Serbe, duke bashkëpunuar me elemtët e inkriminuar të politikës, kishin shitur leje ndërtimi edhe në zonat më të thella të Brezovicës dhe aty ku nuk do të duhej të cenohej natyra… [Fragment]