Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prokurori jep detaje për vrasjen në Pejë

Një grua është vrarë mëngjesin e sotëm në qendër të Pejës. Dyshohet se gruaja u vra me armë zjarri nga burri i saj Edmond Lajçi.

Rastin e ka konfirmuar dhe Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, i cili ka thënë se vrasja dyshohet të jetë kryer nga bashkëshorti i viktimës, në banesën e tyre.

“Isha në vendin e ngjarjes , ka ndodhur një vrasje e rëndë. Burri dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e vet në banesën e tyre. Atje është prokurori kujdestar, zëdhënësi. Është arrestuar i dyshuari. Këto janë ato informatat fillestare. Në marrjen e informatave tjera, do të prononcohemi. Janë informata të pakonfirmuara për të kaluarën e tij kriminale”, ka thënë Kurmehaj