Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prokuroria cakton 48 orë paraburgim për Molliqaj dhe të tjerët

 
   

48 orë paraburgim i është caktuar kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, i arrestuar sot në protestën që kjo parti ka organizuar në Prishtinë, kundër vizitës së Kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Masë e njëjtë e paraburgimit u është caktuar edhe anëtarëve tjerë të kësaj partie, Zgjim Hysenit, Nol Nushit, Agron Kabashit, Korab Korçes, Gent Brahimit.

Lajmin e ka bërë të ditur anëtarja e kësaj partie, Natyra Kuçi përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka thënë se ky është vendim politik.

“PSD izolohet që Trendafilovës t’i bëhet vizita sa më normale. Por lufta e saj për imazh është e humbur. Prokuroria ka vendosur që kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, Zgjim Hysenit, Nol Nushit, Agron Kabashit, Korab Korçes, Gent Brahimit t’iu jepet masa e paraburgimit për 48 orë. Për ne ky vendim është politik dhe i padrejtë. Kështu po provohet ta ndalin zërin opozitar, ta relativizojnë padrejtësinë e Gjykatës Speciale”, ka shkruar ajo.