Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prokuroria kërkoi arrest me burg, gjykata e Lezhës shfryn operacionin e policisë për stanin me kanabis dhe liron vëllain e deputetit të PS

Pas arrestimit me bujë dy ditë më parë, Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca është liruar sot nga qelia.

Pavarësisht se prokuroria e Lezhës kërkoi arrest me burg për Armando Ndrecën, vëllain e deputetit të PS, Eduart Ndreca, sot (13 prill), gjykata vendosi ta lirojë nga qelia duke u mjaftuar me caktimin e masës “detyrim paraqitje” ndaj tij.

Arrestimi i Armando Ndrecës, mësohet se është bërë në kuadër të komunikimeve me telefon që ka pasur me dy të arrestuarit e tjerë Armel Nikduajn dhe Elvis Shpellzain të cilët akuzohen se kishin kthyer një stan në “fermë kanabisi”.

Gjykata e vlerësoi si të paligjshëm ndalimin e Ndrecës, i cili sipas prokurorisë u bë me këmbënguljen e prokurorisë bazuar në përgjimet e bëra ndaj të arrestuarve.