Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prokuroria kërkon që të arrestohet xhudisti Akil Gjakova

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar arrestimin e xhudistit Akil Gjakova, i cili është i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi. Ai ka thënë se Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për arrestimin e xhudistit pejan.

“Prokurori i shtetit ka pranuar një procesverbal te një kontesit civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës së dëmtuar se ka element të vepër penale të dhunës në familje. Menjëherë është autorizuar Policia e Kosovës nga Prokurori i shtetit për arrestimin e te dyshuarit dhe marrjen e masave ligjore ndaj tij”, ka konfirmuar Nikçi.

Xhudisti Akil Gjakova dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ai aktualisht është edhe në prag të divorcit.

Sinjali ka kontaktuar me Akil Gjakovën për të marr një përgjigje nga ai në lidhje me rastin por që i njëjti nuk ka pranuar ta komentojë rastin.

“Jo, faleminderit. Nuk po kom qef me folë për këtë temë…”, u shpreh Gjakova