Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Prokuroria ndalon për 48 orë personin që kanosi gazetarin Ermal Panduri

 
   

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar personin e dyshuar me inicialet Xh.K., i cili ka kanosur gazetarin Ermal Pandurin, gjatë kryerjes së detyrës së tij, përmes rrjetit social.

Sipas Prokurorisë, ky rast është iniciuar më 22 korrik 2024.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, iu njofton se si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar personin e dyshuar me inicialet Xh.K., i cili ka kanosur gazetarin E.P., gjatë kryerjes së detyrës së tij, përmes rrjetit social”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se i dyshuari i lartcekur është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, sipas KPRK-së, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore.