Zëdhënësja e Prokuroria në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë se pesë persona janë ndaluar për 48 orë.
Ajo shtoi se personat e dyshuar që janë duke u trajtuar në QKUK janë nën masën e sigurisë nga Policia.
“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e pesë (5) personave të dyshuar në këtë rast, për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë”. Personat e dyshuar të cilët janë duke u trajtuar në QKUK janë nën masën e sigurisë nga policia”, tha Ulaj./Express