“Në kuadër të dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media ka udhëtuar në Korçë, Shkodër, Prishtinë, dhe Gjakovë, aty ku ndjekësit pritën me brohoritma kastin e aktorëve”
“Në kuadër të dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media ka udhëtuar në Korçë, Shkodër, Prishtinë, dhe Gjakovë, aty ku ndjekësit pritën me brohoritma kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe.Filmi vazhdon të shfaqet ende në kinematë Cineplexx dhe Millenium në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin. Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku emocione, humor dhe energji pozitive.E tashmë, “Në kuadër të dashurisë” u rikthye sërish në Tiranë me një tjetër premierë. Data 25 Tetor, ora 19:30 iu rezervua kinemasë Cineplexx në QTU. Aty protagonisti i filmit, Luiz Ejlli, takoi nga afër fansat e tij, të gjithë ata që nuk mundën të ishin të pranishëm në Pallatin e Kongreseve apo në Cineplexx TEG.
E tashmë, “Në kuadër të dashurisë” u rikthye sërish në Tiranë me një tjetër premierë. Data 25 Tetor, ora 19:30 iu rezervua kinemasë Cineplexx në QTU. Aty protagonisti i filmit, Luiz Ejlli, takoi nga afër fansat e tij, të gjithë ata që nuk mundën të ishin të pranishëm në Pallatin e Kongreseve apo në Cineplexx TEG.