Në Mitrovicën e Veriut, pranë urës së Ibrit, kanë protestuar pjesëtarë të komunitetit serb të Kosovës, të cilët kundërshtuan hapjen e urës për qarkullim të veturave.
“Në urë ne mbrojtëm mbijetesën, tani mbrojmë zhdukjen”, “Nëse Kurti e hap urën, KFOR-i dhe QUINT-i do të jenë përgjegjës”, ishin disa nga parullat që protestuesit serb shprehën kundërshtimin e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër.
Ish-gjyqtari nga Mitrovica e Veriut, Nikolla Kabashiq, tha se ura e Ibrit nuk duhet të hapet dhe se për hapjen e saj duhet të diskutohet vetëm në dialogun e Brukselit.
Ai tha se nuk njohin edhe vendimet siç i quajti të administraës aktuale të Mitrovicës së Veriut.
Kabashiq: Ne nuk jemi për hapjen e urës
“Ne nuk jemi për hapjen e urës, kur mund të hapet ura dhe të diskutohet, dihet në Bruksel. Të gjitha ambasadat ndërkombëtare që ishin në Kosovë, vendet e Quintit, ambasadat e Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, UMNIK dje të gjitha e dënuan vendimin në diskutimet e përgjithshme për temën e hapjes së urës dhe të mos flitet për mbylljen postes të dinarit dhe të ngjashme. Të gjithë i bëjnë thirrje Kutit të ketë kujdes, të gjithë e paralajmërojnë të mos përshkallëzojë situatën”, tha ai.
Ndërkaq, Ivan Millojeviq, drejtor i Postës së Serbisë në Kosovë, tha se mbyllja e nëntë njësive të pikave të tyre në veri vështirëson jetë e komunitetit serb në Kosovë.
Millojeviq: Ne u mbyllëm, por sigurisht që nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë…
“Ne u mbyllëm, por sigurisht që nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë, nuk kemi të drejtë, nuk e kemi për shkak të pasardhësve tanë dhe për shkak të pleqve tanë dhe për shkak të krenarisë sonë dhe për shkak të shpresës ne aftësinë tone për të duruar dhe kapërcyer këtë moment të vështirë, duan të hapin urën është e vështirë te flasësh pasi Kabasic përmendi gjithçka, unë jam këtu për te folur për posten, diçka qe personalisht si drejtor i postes e shoh si te vetmen rrugë për ne të ngrihemi dhe të përballemi me dinjitet në një moment kaq të vështirë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë atë ditë kur Kurti dhe besoj se shumë prej jush, do të përpiqemi ta hap këtë urë dhe nëse KFOR do ta mbajë premtimin, por e di se çfarë do të bëj unë dhe besoj se shumë prej jush, le të ndalemi në mënyrë paqësore dhe demokratike kështu dhe nëse duhet të shtrihemi në asfalt, le të na arrestojnë, që të shohë bota se si po e mbrojmë të drejtën tonë për një shtëpi të lirë, sepse hapja e urës nuk na pret asgjë veç dëbimit dhe persekutim të mëtejshëm”, tha ai.
Ndërkaq, edhe nënkryetarja e Shoqatës së Pensionistëve KiM, Dushka Vllahoviq, shprehu kundërshtimin për hapjen e urës.
Vllahoviq: Apeloj për unitet dhe bashkim për të kapërcyer këto ditë dhe vite të vështira
“Nëse KFOR-i dhe bashkësia ndërkombëtare lejojnë që autoritetet e Prishtinës ta hapin urën, do të thotë se edhe ata e miratojnë dëbimin e serbëve nga këto zona, ne e dimë se nuk ka paqe dhe qetësi. Të gjithë e mbajmë mend se çfarë ndodhi në këtë urë, qindra të plagosur dhe të vrarë, pas heqjes së dinarit kjo do të ishte goditja e fundit për serbët në këto zona, përgjegjësia për këtë do të ishte mbi KFOR-in dhe bashkësinë ndërkombëtare, ata duhet të na ndihmojnë. Apeloj për unitet dhe bashkim për të kapërcyer këto ditë dhe vite të vështira”, thekso ajo.
Prezentë në protestë kanë qenë edhe politikanë të komunitetit serb në Kosovë, mirëpo të njëjtit nuk u deklaruan. Po ashtu, protesta është përcjellë nga afër edhe nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR.