Protesta e opozitës ka përfunduar pas më shumë se 2 orësh që nga nisja e saj.
Fillimisht kanë qenë deputetët dhe organizatorët e protestës që janë larguar nga protesta në drejtim të selisë blu.
Më pas dhe qytetarët janë shpërndarë për në rrethet e tyre. Protesta fillimisht ka qenë e qetë, por në fund ka pasur disa perplasje mes qytetarëve dhe policisë.
Disa protestues kanë hedhur kokteil molotov dhe flakadanë drejt kryeministrisë, ndërkohë që policia i ka arrestuar.