Policia e Kosovës kanë konfirmuar se kanë arrestuar 3 persona në protestën në fshatin Gjorgjevik i madh, pasi kanë penguar punimet për rrugën Prishtinë – Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se në protestë kanë qenë diku afër 25 qytetarë dhe tre janë arrestuar pasi kanë qëndruar përballë makinerive duke i bllokuar punën, punëtorëve.
“Sot rreth orës 09:40 janë arrestuar tre persona pasi kanë penguar punimet në rrugën Prishtinë – pejë duke qëndruar përballë makinerive. Në këtë protestë janë mbledhur diku rreth 25 persona të cilët kanë penguar procesin e punës”, ka thënë Rugova.
Derisa një protestues (emër i njohur për redaksinë), ka thënë se 4 persona janë lënduar gjat kësaj proteste dhe përballjes me policinë.
Ai ka thënë se është e vërtet se kanë provuar ti bllokojnë punimet dhe kanë hasur në rezistencë nga policia e Kosovës, të cilët sipas tij kanë thirrur përforcime edhe nga stacioni qendror i Policisë në Pejë.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që qyettarët e tre fshatrave janë duke protestuar për mos devijimin e kësaj rruge duke i kërkuar qeverisë që të mos ua mbyll bizneset.