Qindra irakianë kanë dalë në rrugë për të protestuar ndaj sulmeve amerikane që lanë të vrarë një militant.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar ushtrinë që të bombardonte grupet militante të përkrahura nga Irani, të cilat sulmuan ushtrinë amerikane në veri të Irakut.
Përgjegjësinë për sulmin ndaj ushtrisë amerikane e ka marrë grupi Kataib Hezbollah i përkrahur nga Irani.
Zyrtarët irakianë kanë konfirmuar se dronët amerikanë kanë pasur cak disa baza të militantëve në veri të Irakut.
Vrasjen e një militanti e ka konfirmuar edhe ushtria amerikane.
Bombardimi amerikan është realizuar në kohën e frikës së përhapjes së konfliktit pas luftës mes Izraelit dhe Hamasit.
SHBA-ja ka mijëra ushtarë që stërvitin forcat irakiane dhe luftojnë ndaj pjesës së mbetur të ISIS-it.
Në vitet e fundit, forcat amerikane janë sulmuar disa herë, por nuk ka pasur të vrarë.