Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Protestat do të zgjerohen”, gazetarja: Publikohet raporti i cili tregon për 6 zyrtarë të qeverisë Kurti të cilët janë nën hetim

 
   

Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku ditën e  sotme ka ndjekur nga afër protestën e veteranëve të UÇK-së kundër qeverisë së Albin Kurtit.

Ajo tha se protesta e sotme ishte një protestë paralajmëruese, paqësore e cila do të pasohet nga sërë protestash të cilat kanë për qëllim dhënien e mesazhit se ata nuk kanë ndërmend ta tolerojnë më Kurtin me politikat ndaj UÇK dhe veteranëve të saj.

Gazetarja po ashtu raportoi se mbrëmjen e sotme në mediat kosovare ka bërë jehonë publikmi i një raporti nga “Betimi për Drejtësi”, sipas të cilit të paktën 5 ministra dhe një zv.ministër të qeverisë Kurti janë nën hetim nga task forca për korrupsion, ndërkohë që opozita deri më tani është marrë vetën me aferën “Zdrava”.

“Ishte protesta e parë, në një seri të paralajmëruar protestash me një qëllim të caktuar që mund të përmblidhet në një fjali, nuk kanë ndërmend të tolerojnë më politikat Kurtit me veteranët dhe vlera e UÇK.

Protesta ishte e parashikuar dhe të jepte ndjesinë e një proteste paralajmëruese, për të treguar se çfarë mund të ndodhte më vonë.  Ishte një protestë paqësore, por protestat në vazhdim ndoshta do të jenë një mesazh edhe më i fortë.

Në fakt qeveria Kurti po përballet me një problemesh dhe aferash përtej atyre që opozita në Kosovë e quan afera “Zdrava”, në cështjet e tjera të cilat kanë mbushur mediat sonte në Kosovë është një raport i “Betimit për Drejtësi” i Institutit të Kosovës për Drejtësi,  sipas të cilit të paktën 5 ministra të qeverisë dhe një zv.ministër janë nën hetim nga task forca anti-korrupsion.

Ka pasur komente të shumta në lidhje me komentet e ministrit Svecla të mbështetura nga kryeministri Kurti, të cilat i hodhën edhe më shumë benzin zjarrit dhe ndër reagimet janë edhe ato të shoqatave të gazetarëve. Shoqatat e gazetarëve kanë reaguar ashpër në lidhje me akuzat që bënte ministri i Brendshëm ndaj dy gazetarëve, të cilët përvec Vuçiç-it dhe luftës hibride të Serbisë, i akuzon po ashtu edhe për protestat e veteranëve.

Janë shoqatat e veteranëve që nisën sot një zinxhir protestash. Ne kemi biseduar edhe me personin që ka iniciuar këtë protestë,ish-ushtar i UCK, i cili na tha se qëndrimet dhe deklaratat e Kurtit dhe zyrtarëve të tij janë të papranueshme” tha Linda Karadaku.