
Rruga kryesore në Graqanicë do të jetë e bllokuar nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës që pritet të mbahet sot.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës:
Policia e Kosovës, me qëllim të mbarvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës.