Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Protestojnë moderatorët e Info Magazinës, e nisin emisionin me gojën e mbyllur

Dy moderatorët e emisionit Info Magazine në Klan Kosova, Arbëreshë Shpati dhe Vullnet Krasniqi, kanë protestuar në hyrje të emisionit.

Ata u paraqitën me gojën e mbyllur, në shenjë proteste ndaj vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për pezullimin e certifikatës së biznesit të mediumit Klan Kosova.

“Ne këto fasha nuk do t’i mbajmë gjatë meqenëse detyrë e jona si gazetarë dhe si media është të flasim dhe të mos heshtim për asnjë moment kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve të Republikës Kosovës. Por në fakt, kësaj radhe ishim të detyruar marrë parasysh një vendim të MINT-it për t’i pezulluar licencën Klan Kosovës, e cila në bazë edhe të reagimeve të shumta, qoftë vendore apo ndërkombëtare, po shihet si cenim direkt i lirisë së shpreshjes, i lirisë së mediave, por sigurisht ne nuk do të ndalemi as nga kjo situatë e as nga të tjera, nuk zmbrapsemi sepse misioni ynë është i qartë: të dërgojmë për qytetarët e Republikës së Kosovës informacione nga i gjithë territori i vendit dhe më gjerë, të jemi afër tyre me informacione”, tha Krasniqi në hyrje të emisionit.

MINT-i dje doli me një vendim për pezullim të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Ky vendim i kësaj ministrie u kritikua gjerë e gjatë, si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë.