Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave

 
   

Sindikata e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar sërish para zyrave të KEK-ut.

Sipas sindikatës, kjo protestë vjen pas dështimit të marrëveshjes mbi ngritjen e pagave për punëtorët.

Sindikata e KEK-ut vlerëson se ngritja e pagave është e domosdoshme për mirëqenien dhe drejtësinë e punëtorëve.

Ajo paralajmëron hapa të tjerë sindikalë nëse nuk ka përmirësime konkrete në këtë drejtim.