Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Protestojnë puntorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar sërish para zyrave të KEK-ut. Sipas drejtuesve të Sindikatës, kjo protestë vjen pas dështimit të marrëveshjes për ngritjen e pagave për punëtorët.

Sindikata e KEK-ut ka vlerësuar se ngritja e pagave është e domosdoshme për mirëqenien dhe drejtësinë e punëtorëve.

Protestuesit paralajmëruan hapa të tjerë sindikalë nëse nuk ka përmirësime konkrete në këtë drejtim.