Protesta nga qytetarët serb në Zveçan po vazhdon edhe më tej.
Klan Kosova raporton se protestuesit kanë gjuajtur me shishe drejt ushtarëve të KFOR-it.
Tutje, ai bëri të ditur se në drejtim të tyre janë gjuajtur edhe gjësende të tjera.
Nga ana tjetër, edhe në Zubin Potok protestuesit janë duke qëndruar para objektit të komunës, derisa situata vazhdon të jetë e qetë.
Me të përfunduar takimi i Hovenierit me kryetarët veriorë është lëshuar prapë alarmi i emergjencës për t’i ftuar njerëzit të tubohen, derisa nuk ka pasur tentime për t’u futur me dhunë brenda objektit të komunës.