Njojësi i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se portesta e serbëve ishte një dështim edhe pavarësisht se u përkrah nga liderët e Serbisë dhe Moska.
Ai thotë se ata e ndaluan “protestën” për shkak se në mes të tyre nuk kishte numër të mjaftueshëm serbësh nga Kosova.
Postimi i plotë:
“Protestuesit” e Vuçiqit dështuan me bllokada rrugesh, edhe pse kishin kompetenca e te drejta te policise. Paramendoni që këta “protestues” ndalonin dhe identifikonin shoferët, e pastaj vendosnin t’i lejojnë ose jo të kalojnë. Ata e ndaluan “protestën” për shkak se në mes të tyre nuk kishte numër të mjaftueshëm serbësh nga Kosova, përveç disa proksive nga Beogradi. Ky organizim ishte një dështim i qartë, pavarësisht se u përkrah nga Vuçiç, Vulin e Radoiçiç. Madje u përkrah edhe nga Moska.