1
Një grup i protestuesve në Koçan e kanë demoluar kafenenë “Klasik”, pronari i të cilës është pronar edhe i diskotekës “Puls”, ku nga zjarri jetën humbën 59 persona.
Jo vetëm, protestuesit ia mësynë edhe veturës së pronarit ‘Klasik’.
Sipas pamjeve të ndara nga mediat në Maqedoni, shihen protestuesit duke e demoluar veturën. Madje më pas edhe e kthejnë përmbys pothuajse.
Protestuesit shkuan edhe te godina e komunës, ku filluan të gjuajnë me gjësende të ndryshme në drejtim të objektit, deri sa kërkonin që të paraqitet kreu i komunës Lupço Papazov, i cili sot edhe njoftoi se tashmë ka dhënë dorëheqje.
@gazetalajm.m #gazetalajm #lajmtv #tragjedi #shkupi #koçan #diskoteka #northmacedonia ♬ original sound – Gazeta Lajm